Vokrri kujton tifozët e Partizanit
“Për mua tifozët e Partizanit ashtu siç i mbaj mend, janë më të mirët në trevat e ish- Jugosllavisë. Shpesh ne futbollistët kemi qëndruar më shumë me ta në restorant sesa në shtëpitë tona”, thotë Vokrri, i cili për tre vjet e ka bartur fanellën bardhezi dhe në 55 ndeshje ka shënuar 18 gola.
Sipas tij, goli më i rëndësishëm është ai në gjysmëfinalen e Kupës kundër C. Zvezdës. “ Pa dilema ishte goli më i rëndësishëm. I mposhtëm në APJ me rezultat 2:1, kurse në ndeshjen e kthimit ishim duke pësuar me 0:1. Në minutën 80 shënova gol dhe ne kaluam në finale ku e mposhtëm Velezhin me rezultat 6:1”, theksoi Vokrri.
Sa i përket futbollit kosovar, Vokrri për gazetën serbe thotë: “Qëllimi ynë është që Kosova veçmas përfaqësuesja A të futet në garat kualifikuese për kampionate evropiane e botërore. Derisa kjo nuk ndodh, futbolli duhet të zhvillohet andaj kemi kërkuar ndeshje miqësore”, transmeton Zëri. /Telegrafi/


