Please enter at least 3 characters.

VLEN-i nis formalizimin e partisë, Kasami: Zgjedhjet duhet të jenë të rregullta, por ne jemi të gatshëm

VLEN-i ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për të formalizuar bashkimin në një parti. Bashkëkryetari i VLEN-it Bilall Kasami, para gazetarëve tha se prej sot do të nisin edhe aktivitetet në terren për ngritjen e strukturave të partisë, gjegjësisht degëve dhe nëndegëve.

Kasami deklaroi se RMV-së i duhen zgjedhje të rregullta, por shtoi se VLEN-i është e gatshme nëse ato mbahen edhe nesër, njofton Telegrafi Maqedoni.



"Është realizuar grumbullimi i nënshkrimeve për themelimin formal të VLEN-it. Janë thirrur të gjithë aktivistët tanë që të japin nënshkrimin e tyre dhe besoj që ky proces do të përmbyllet me sukses. Nga sot do të nis edhe aktiviteti ynë në terren, vizitë strukturave të VLEN-it, pra edhe ngritja e degëve dhe nëndegëve, në mënyrë që t'u përgjigjemi qytetarëve dhe të përgatitemi për zgjedhjet, të cilat besojmë që do të jenë të rregullta".

"RMV-së i duhen zgjedhje të rregullta, por edhe me këtë aktivitet ne tregojmë se jemi të gatshëm edhe nëse ato mbahen ditën e nesërme", theksoi Kasami./Telegrafi/