Please enter at least 3 characters.

Vjosa Osmani kujton Xhemajl Mustafën

2020/11/127203897-1865337833628472-8555009850067666645-n.jpg

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka kujtuar anëtarin e LDK-së, Xhemajl Mustafën, duke thënë se me vrasjen e tij, Kosova e humbi një intelektual të jashtëzakonshëm, i cili e artikuloi politikisht vullnetin e qytetarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi

Osmani ka shkruar në Facebook, se sot e kujtojnë Xhemajl Mustafën, njërin ndër personalitetet më të rëndësishme të lëvizjes politike të viteve ’90 për liri dhe pavarësi, bashkëpunëtorin e afërt të Presidentit Rugova, njeriun e urtë e dijetarin e shquar të Kosovës.

“Xhema qe i veçantë, siç qe e veçantë urtia dhe sjellja e tij në politikë dhe në jetë. Ai qe guximtar i vendosur, vizionar dhe këmbëngulës në qëndrimet e tij, por i butë në sjellje, ashtu siç qe edhe Presidenti Rugova. Ai u vra pabesisht, këtu e njëzet vjet më parë, për shkak të veprimtarisë së tij politike e atdhetare. Me vrasjen e tij, Kosova e humbi një intelektual të jashtëzakonshëm, i cili e artikuloi politikisht vullnetin e qytetarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi dhe i vuri themelet e informimit të opinionit ndërkombëtar për çështjen e Kosovës. Ne do ta kujtojmë përjetësisht veprën madhore të Xhemës në shërbim të vendit e të popullit të tij dhe nuk do të reshtim së kërkuari drejtësi për të”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/