Please enter at least 3 characters.

Vjosa Osmani e uron Joe Biden për Ditën e Presidentëve

2019/05/Grupi-Parlamentar-i-LDK-se-konference-Vjosa-Osmani-foto-Ridvan-Slivova-6.jpg
14:"Ridvan Slivova

Ushtruesja e detyrës së presidentesm Vjosa Osmani, ia ka uruar presidentit të Sheteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, Ditën e Presidentëve.

Osmani, përmes një postimi në Twitter, tha se amerikanët çdoherë do gjejnë president që ua përfaqëson interesat e tyre.

“I nderuar Joe Biden, urime Dita e Presidentëve. Dita e sotme duhet të shërbejë si kujtesë për t’u udhëhequr nga mençuria dhe maturia e atyre që ishin themeluesit e demokracive tona. Jam i bindur që amerikanët gjithmonë do të gjejnë një President që përfaqëson më së miri interesin dhe nevojat e tyre”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Dita e Presidentëve, njihet si Ditëlindja e Washingtonit.

Është një festë federale që kremtohet gjithmonë të hënën e tretë të shkurtit./Telegrafi/