Please enter at least 3 characters.

Vjen " Zemra", bashkim artistik nga Vlora dhe producenti i njohur Florent Boshnjaku

Artistja e njohur nga Peja Vlora, vjen fuqishëm para publikut me projektin e saj më të ri muzikor me titull “Zemra”, një këngë që premton emocion, elegancë dhe shumë shpirt artistik.

Në këtë projekt, Vlora ka bashkuar forcat me producentin dhe maestron e njohur Florent Boshnjaku, i cili ka realizuar muzikën dhe orkestrimin me një profesionalizëm të jashtëzakonshëm, duke i dhënë këngës një dimension modern dhe shumë të veçantë muzikor.

“Zemra” vjen si një projekt i kuruar në çdo detaj - nga interpretimi emocional i Vlorës, tek produksioni muzikor i Florent Boshnjakut, duke krijuar një kombinim që pritet të lërë gjurmë në publikun shqiptar.

- YouTubeyoutu.be

Videoklipi është realizuar nga Art Ilir Ahmeti, ndërsa i gjithë projekti është finalizuar në Dream House Studio.

Në realizimin e këtij projekti kanë kontribuar edhe bashkëpunëtorë dhe grupi nga Shkupi, që i kanë dhënë projektit energji dhe atmosferë unike artistike.

“Zemra” tashmë është publikuar në YouTube dhe po pritet jashtëzakonisht mirë nga fansat e muzikës shqiptare. /Telegrafi/