Please enter at least 3 characters.

Vjedhje në një depo në Ranillug

2018/04/Vjedhje-compressor.jpg

Një person i kombësisë serbe ka raportuar se nga persona të panjohur në një depo e cila ndodhet në objektin e ish kooperativës bujqësore  janë vjedhur aparate të qumështores pronë e viktimës  dhe dy personave tjerë.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Ranillug.

Siç thuhet në raport, vlera e dëmit të pajisjeve të vjedhura është e konsiderueshme. /Telegrafi/