Vjedhje e rëndë në Graçanicë, hajnat marrin një shumë të konsiderueshme parash nga kasaforta
12/07/2026
Një vjedhje e rëndë është raportuar në fshatin Suvi Do të Graçanicës, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në zyrën e një depoje dhe kanë vjedhur para nga kasaforta.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në orët e hershme të 11 korrikut 2026, rreth orës 02:00.
Të dyshuarit dyshohet se kanë hyrë me forcë në objekt dhe nga kasaforta kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash të gatshme.
Njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori.
Hetimet janë në vazhdim për identifikimin e të dyshuarve dhe zbardhjen e plotë të rastit. /Telegrafi/


