Vitor Roque pritet të largohet përfundimisht nga Barcelona dhe të bëjë hap mbrapa në karrierë
23/12/2024
Barcelonës i është ofruar mundësia për ta shitur kartonin e sulmuesit brazilian Vitor Roque në fillim të vitit 2025. Blaugranasit u pajtuan për një marrëveshje huazimi që e dërgoi të tek Real Betisi në fillim të këtij sezoni, me reprezentuesin brazilian që ishte i etur të largohej nga Katalonia.Të dy palët ishin të pajtimit për të mos shkëputur lidhje plotësisht, teksa drejtuesit e klubit kishin besim se në të ardhmen do të krijohej një vend në ekip për 19-vjeçarin.Marrëveshja me Betisin përfshin gjithashtu një klauzolë për të negociuar shitjen e përhershme të kartonit të tij në fund të sezonit aktual, ose zgjatje të huazimit edhe për sezonin 2025/2026.


