Vitia mirënjohës infermiereve dhe mamive: Jeni mburojë për shëndetin tonë
Sot është Dita Botërore e Shëndetit. E në këtë ditë ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka lavdëruar punën e infermierëve dhe mamive.
Ai ka falënderuar të gjithë stafin mjekësor, duke vlerësuar sakrificën e tyre për mbrojtjen e shëndetit të popullatës.
Postimi i tij i plotë:Mirënjohje e jashtëzakonshme ndaj infermiereve e mamive në Ditën botërore të ShëndetitNuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur respektin e thellë ndaj punës suaj të përditshme, punë të cilën tani më shumë së kurrë e kanë para syve të tyre e gjithë shoqëria në vend dhe botë.Ju jeni pa dyshim mburoja më e fortë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, sistemit tonë dhe e mbështetjes që ua jipni mjekëve dhe profesionistëve të tjerë.Respekt dhe falënderime për sakrificat tuaja të përditshme që ju dhe familjet tuaja bëjnë, që ne të kem i mundësi ta bëjmë betejën e madhe për jetën dhe shëndetin! /Telegrafi/


