Please enter at least 3 characters.

Vitamina D3, kundër flokëve të thatë dhe thonjve të butë

2016/01/vitamina-d3-kund-euml-r-flok-euml-ve-t-euml-that-euml-dhe-thonjve-t-euml-but-euml_hd.jpg

Rritja e flokëve dhe keratinizimi janë efektet potenciale të vitaminës D3. Analogët e vitaminës D3 veprojnë në keratinocite për të filluar ciklin e flokëve dhe stimuluar rritjen e tyre. Në përgjithësi rekomandohet që njerëzit që kanë flokë të thatë të hanë ushqime të pasura me vitamin D.

Mungesa e vitaminës D mund të sjellë si pasojë thonj të butë dhe të brishtë. Kjo vitaminë, sikundër acidi folik, ndikon në bukurinë e lëkurës dhe plotëson veprimin fiziologjik.

Dielli është burimi kryesor i vitaminës D. Sa i përket ushqimeve, mund ta gjeni në peshk dhe vaj peshku, disa lloje të kërpudhave, qumësht, lëngje natyrale dhe drithëra me shtesa. /Telegrafi/