Please enter at least 3 characters.

Visar Haklaj largohet nga Besa e Pejës

2016/01/visar-haklaj-largohet-nga-besa-e-pej-euml-s_hd.jpg

Ai thotë se e ka larguar kapiteni Fetim Kasapi dhe kllapa e tij.

“Tashmë jam lojtar i lirë pasi që me Besën ka përfunduar gjithçka. Arsyeja kryesore që nuk vazhdova, në fakt nuk më lejuan të vazhdoi, është kapiteni Fetim Kasapi me kllapën e tij. Aty ka njerëz që e kanë vendim me tapi. Fetim Kasapi nuk është kapiten i lojtarëve por i kryesisë”, ka thënë për Gazetaolle.com, Visar Haklaj.

Ai zbulon edhe një tjetër arsye që e ka shtyrë të ndahet me Besën. “Arsyeja tjetër është premtimi për dhënien e parave, gjë që nuk u realizua”, potencoi Haklaj.

Haklaj luan si mesfushor defanziv. Është 23-vjeçar. Edicionin e kaluar ishte pjesë e Gjilanit.