Please enter at least 3 characters.

Visar Arifaj, politikani më i pasur me 1,000,189,088.02 euro!

2016/01/visar-arifaj-politikani-m-euml-i-pasur-me-1-000-189-088-02-euro_hd.jpg

Është piktura e bërë nga vetë ai në vitin 1995, të cilën, siç dihet, e ka prezantuar si punim që ka vlerën prej një miliard euro, dhe e cila e ka bërë liderin më të ri partiak në vend të jetë njëkohësisht edhe më i pasuri.

Banesa e tij e ka vlerën njëqindmijë euro; posedon pesëdhjetë për qind të aksioneve tek kompania “Trembelat” - rreth 180 mijë euro; si dhe i ka 500 euro të deponuara në bankë.

Ndërkaq, të hyra vjetore ai ka nëntëmijë euro nga kompania “Trembelat”, 1200 euro pagë vjetore nga Kuvendi komunal, si dhe 1344 euro pension vjetor. /Gazeta Blic/