Please enter at least 3 characters.

Visar Aliu, DJ që përfaqëson Kosovën në Tokio të Japonisë (Foto)

2016/01/VisarAliu-fk.jpg

DJ nga Kosova, Visar Aliu, ka bërë një performancë të pëlqyer në evenimentin ‘RedbullThre3Style 2015’, të organizuar në Tokio të Japonisë.

Ai ka konkurruar me DJ nga Tajvani, Koreja e Jugut dhe Gjermania për një vend në finalen e të dielës, ndërsa fitues në këtë garë ka rezultuar gjermani DJ Dan Gerous.

“Unë e përfaqësoj Kosovën në Tokio, të Japonisë në RedbullThre3Style 2015… Urime për fituesin Monsieur Dangereux”, ka shkruar në një postim të tij Visari.

Në një postim në faqen zyrtare të RedbullThre3Style në Instagram, DJ kosovar shfaqet në një fotografi të përbashkët me kundërshtarët e tij.

Natyrisht, ngjashëm me konkurrentët, edhe DJ Sixtynine, siç njihet Visari, ka pozuar me flamurin e vendit të tij, atë të Kosovës.

Performancën e Visar Aliut mund ta dëgjoni duke klikuar këtu. /Telegrafi/