Please enter at least 3 characters.

Vinicius nuk do ta zëvendësojë Neymarin te Brazili

2019/06/Vinicius-Jr..jpg
249:"MADRID, SPAIN - DECEMBER 06: Vinicius Junior of Real Madrid looks on during the Copa del Rey fourth round match between Real Madrid and Melilla at Estadio Bernabeu on December 6, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Vinicius Juniors nuk do të shkojë në Copa America.

Lojtari i Real Madrid nuk do ta zëvendësojë Neymarin, i cili gjatë ditës së kaluar ka lënduar ligamentet në një takim miqësor kundër Katarit.

Megjithëse trajneri i kombëtares braziliane, Tite nuk e ka bërë ende zyrtare ftesën, por gjithçka po shkon në drejtim të Renato Augustos, 31-vjeçarit që luan në futbollin kinez.

Udhëheqësit e Federatës së Futbollit të Brazilit besonin se sulmuesi i madrilenëve do të sillte një frymë të re në kombëtare dhe do të devijonte vëmendjen nga rasti i Neymarit, trajneri duket se ka plane të tjera.

Gjatë pasdites së të enjtes, Tite u takua me ndihmësit për të vlerësuar vendimin përfundimtar. Në orët e ardhshme, CBF do të zëvendësojë zyrtarisht Neymarin, por gjithçka tregon se do të jetë Renato Augusto, i cili pritet të ftohet para Lucas Mouras së Tottenham Hotspurs apo lojtarit të Chelseat, Willian.

Ekipi brazilian është në kryeqytetin Brasilia gjersa në Porto Alegre do të përballen me Hondurasin gjatë ditës së diele. /Telegrafi/