Please enter at least 3 characters.

Viktima e dhunës seksuale hidhet para trenit, teksa gjithçka transmetohej në internet

2016/05/Treni-9.jpg

Në Paris të Francës, një adoleshente që ishte dhunuar seksualisht është hedhur para trenit që të bëjë vetëvrasje.

Vaja e paemëruar e ka thirrur emrin e dhunuesit, e më pas është hedhur, ndërsa gjithçka xhironte me kamerën e telefonit, transmeton Telegrafi.

Pamjet e regjistruara transmetoheshin drejtpërdrejt në ‘Periscope’, ku ishin të kyçur më se njëmijë shfrytëzues.

Për disa ditë me radhë, 19-vjeçarja kishte shkruar se nuk ndjehet mirë shkaku i dhunës që kishte përjetuar, dhe se ‘së shpejti do të ketë një befasi’.

Askush nuk i ka marrë seriozisht ankesat e saj, derisa e kanë parë videon e vetëvrasjes.

Policia ka nisur hetime rreth rastit, ndërsa videoja është larguar nga interneti për shkak të përmbajtjes së rëndë. /Telegrafi/