Please enter at least 3 characters.

Vihet gurthemeli për ndërtimin e biblotekës dhe muzeut në Skenderaj

2024/11/465224185_964602139028503_9028924501830185753_n.jpg

Gjatë ditës së sotme është vënë gurthemeli për ndërtimin e biblotekës dhe muzeut të Skenderajt.

I pranishëm ishte kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe drejtori për Urbanizëm, Driton Mulaj, shkruan Telegrafi.

“Projeksionet e objektit janë bërë të atilla që të shpërfaqin elemente kombëtare, si krahët e shqiponjës dhe okarinën, që krahas Kullës së Jasharëve, është simbol zyrtar institucional që identifikon Komunën e Skenderajt", thuhet në njoftim.

Projekti i dizajnuar për ndërtimin e biblotekës dhe muzeut në Skenderaj

Bëhet e ditur se ky është një projekt ky që i ka munguar qytetit të Skenderajt në fushën e artit dhe kulturës. /Telegrafi/