Please enter at least 3 characters.

Vieri: Interi do të jetë shumë lartë në dy vitet e ardhshme

2019/02/Christian-Vieri.jpg
199:"ROME, ITALY - OCTOBER 19: Christian Vieri speaks with the press during the UEFA Champions League Trophy Tour 2012/13 on October 19, 2012 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images for UEFA)
11:"Paolo Bruno

Christian Vieri beson se Interi do të mbyllë pjesën më të madhe të diferencës mes tyre dhe Juventusit në dy vitet e ardhshme.

Interi ishte faturuar të bëhej sfiduesi më i madh i Juventusit në garën për Scudetton e këtij sezoni.

Megjithatë, Nerazzurrët kanë dështuar këtë sezon, pasi tashmë janë 20 pikë prapa Bianconerëve.

Ish-sulmuesi italian, Vieri, i cili ka luajtur në të kaluarën për dy klube ka thënë se diferenca mes dy ekipeve do të mbyllet së shpejti.

"Unë besoj se në disa vite, Interi mund të mbyllë një pjesë të madhe të hendekut aktual me Juventusin", ka thënë fillimisht Vieri për Gazzetta dello Sport.

"Përveç kësaj ata janë ende në vend të tretë".

"Në këtë një vit e gjysmë me Spalletin, Interi ka ndryshuar shumë në mënyrë pozitive dhe është më solid se në vitet e fundit".

"Për fat të keq, në Itali mendojmë se Interi dhe Milani duhet gjithmonë të kenë forcën për të fituar Scudetton", përfundoi italiani. /Telegrafi/