Videoja e vjetër e Edit duke sharë Jozin, a nisi këtu përplasja mes tyre?
Përplasja e fundit mes Edi Kuçit dhe Joz Markut dyshohet se lidhet me një video të publikuar më herët nga Edi në TikTok, e cila rikthente në vëmendje një moment të Jozit gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania.
Në atë kohë, Jozi kishte goditur me shuplakë Gjestin brenda shtëpisë së reality show-t. Edi tregoi se videon ia kishin dërguar shumë persona dhe vendosi ta publikonte duke reaguar ashpër ndaj Jozit. Krahas videos, ai e kishte shpërndarë atë duke përdorur edhe shprehjen “bir shkine”.
Edi kishte sqaruar se qëllimi i publikimit të videos ishte të tregonte se Gjesti kishte dikë pas vetes dhe se nuk ishte i vetëm përballë situatave të tilla.
Videoja dhe komentet e Edit i përkasin një periudhe më të hershme dhe nuk janë publikuar në momentin e përleshjes së fundit.
Megjithatë, tashmë, pas një kohe, situata mes dyshes është përshkallëzuar. Joz Marku dyshohet se i ka zënë pritë Edit dhe e ka sulmuar, ndërsa pamjet e incidentit janë bërë publike në rrjetet sociale dhe kanë shkaktuar reagime të shumta.
Pas ngjarjes, Edi Kuçi është intervistuar nga Policia e Kosovës, ndërsa rasti është duke u trajtuar edhe nga organet e drejtësisë.
Nga ana tjetër, Jozi ka pretenduar se incidenti i filmuar nuk ka qenë real, por pjesë e një skene aktrimi, duke deklaruar: “Asgjë s’ka ndodhur, jemi aktorë, e kemi bërë vetë”. /Telegrafi/


