Please enter at least 3 characters.

Videoja e pagëzimit të një djali të shikuar nga miliona njerëz do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

2024/07/fb705597-113f-4cf2-af8e-810266f87637.jpg

Përdoruesit e TikTok u bënë të qeshin nga një video e adhurueshme e pagëzimit të një djali.

Nëna e djalit, Emily Suttles, e ka shpërndarë videon në platformën e njohur të videove dhe deri më tani është parë 4.5 milionë herë dhe ka marrë më shumë se 500 mijë pëlqime.

Videoja e postuar tregon sjelljen e adhurueshme të djalit teksa ai qesh me të madhe dhe duket sikur po kalon ditën më të mirë ndonjëherë.

Sjellja e tij bëri të qeshin të gjithë rreth tij, të cilët gjithashtu filluan të qeshin kur e dëgjuan.

Shumë përdorues të TikTok qeshën me videon dhe njerëzit shkruajnë se ata tashmë e shohin se si, kur djali të rritet, ai do të jetë argëtuesi kryesor në shoqëri. /Telegrafi/