Please enter at least 3 characters.

Videoja e mikpritjes që iu bë Ritës në Kosovë nga një vajzë e vogël, pëlqehet edhe nga Neymar

2018/02/RitaNeymar-fk.jpg

Rita Ora është temë e ditës në Kosovë, por edhe mediat ndërkombëtare, ndërkohë që edhe të famshmit që njihen me të, kanë mundur të njoftohen me aktivitetet e saja në Kosovë.  

Gjatë ditës së shtunë, këngëtarja ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ka publikuar imazhe të ndryshme.

Ndër postimet e saja, ka qenë edhe një video, në të cilën shihet 27-vjeçarja duke përqafuar një vajzë të vogël, pas arritjes së saj në Kosovë.

"Zemra ime e ëmbël, çfarë mikpritje e bukur - jam krenare që jam shqiptare për momente të këtilla! Bëje më të mirën vajzë! Kosova 10. Të dua!", kishte shkruar Rita në përshkrim.

Ndërsa nga njerëzit e shumtë që e kanë pëlqyer këtë postim, është edhe futbollisti brazilian Neymar.

Rita Ora dhe Neymar njihen personalisht duke qenë se në vitin e kaluar ata ishin fotografuar duke u argëtuar bashkë.

Në shtatorin e kaluar, sulmuesi i Paris Saint-Germainit ishte shoqëruar me kampionin e Formula 1, Lewis Hamilton dhe këngëtaren shqiptare në Londër. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)