Please enter at least 3 characters.

Video virale kur fëmija ia “rrëmben” fanellën, sqarohet Milot Rashica: Gruaja ime donte t’ia dhuronte tjetër kujt që e kishte ditëlindjen

Një rast qesharak ndodhi pas fitores së Besiktasit, ku protagonist ishte Milot Rashica. Ylli i Kosovës tentoi t’ia dhuronte fanellën gruas së tij në tribuna, por një fëmijë e “rrëmbeu” në momentin e fundit.

Si Miloti ashtu edhe gruaja e tij mbeten vetëm duke e shikuar, ndërsa fëmija iku me fanellën e anësorit drejt miqve të tij.

Rashica ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale lidhur me këtë rast, duke treguar se gruaja e tij ia kishte premtuar një fëmijë tjetër në tribunë, pasi kishte ditëlindjen.

“Gruaja ime donte t’ia jepte (fanellën) një tjetër fëmije që kishte ditëlindjen, por ky i vogli e mori”, shkroi ai në “Twitter”.

Ndërkohë, Rashica kishte kontribuar edhe me asistim në fitoren 3-0 të Besiktasit, me skuadrën turke që avancoi në gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë./Telegrafi/