Video gjeniale e Sevillas për të prezantuar Navasin (Video)
01/08/2017
Jesus Navas është rikthyer te Sevilla në La Liga.
E gjitha kjo pasi lojtari spanjoll u lirua nga Manchester City në Ligën Premier.
Por, mënyra se si e prezantoi Sevilla është thjesht spektakolar dhe nuk duhet humbur.
Ata simuluan një rrëmbim dhe në fund e lëshuan në stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan.
Navas e ka filluar karrierën në Sevilla dhe është lojtari me më së shumti paraqitje, ndërsa më poshtë keni videon. /Telegrafi/


