Please enter at least 3 characters.

Victoria Beckham zbulon sekretin e martesës 20-vjeçare me David Beckham

2019/10/GettyImages-960041184-e1571897604178.jpg
281:"WINDSOR, UNITED KINGDOM - MAY 19: Victoria Beckham and David Beckham arrives for the wedding ceremony of Britain's Prince Harry and US actress Meghan Markle at St George's Chapel, Windsor Castle on May 19, 2018 in Windsor, England. (Photo by Chris Radburn - WPA Pool/Getty Images)
12:"Getty Images

Victoria Beckham ka zbuluar sekretin e martesës 20- vjeçare me David Beckham.

Ish-anëtarja e Spice Girl, 45 vjeçe, në një intervistë për emisionin "Today"NBC të martën, tregoi se si e mban martesën të gjatë dhe të shëndoshë me ish-futbollistin David Beckham.

Ajo po ashtu rikujtoi se takoi burrin e saj të bukur më shumë se dy dekada më parë dhe ka rënë në "dashuri në shikim të parë".

Çifti i njohur u martuan në vitin 1999 dhe deri më tani kanë mirëpritur katër fëmijë: Brooklyn, 20 vjeç; Romeo, 17; Cruz, 14 dhe Harper, 8.

"Ju e dini, unë mendoj se fëmijët janë të parët, dhe gjithçka që bëjmë sillet rreth tyre", ka thënë Victoria.

"Por ne të dy punojmë vërtet shumë. Ne e duam atë që bëjmë profesionalisht. Ne e mbështesim njëri-tjetrin dhe ju e dini, ne jemi shumë me fat që kemi gjetur njëri-tjetrin dhe kemi shumë fat që po rritemi së bashku".

Victoria theksoi se "komunikimi është thelbësor" kur bëhet fjalë për menaxhimin e orarit të tmerrshëm të familjes Beckham. "Ne jemi shumë prezent në jetën e fëmijëve", vazhdon ajo.

"Ne e duam familjen tonë. Çdo gjë që bëjmë sillet rreth familjes sonë". "Unë mendoj se është thjesht përqëndrimi, të punosh shumë [dhe] të kesh një ekip të shkëlqyeshëm përreth nesh", shton ajo.

Tani, familja e Beckham është duke e mbështetur linjën e saj të krijuar kohët e fundit, Victoria Beckham Beauty. Ajo e do aq shumë formulën e saj dhe produktin e ri, saqë nëse do të mbërthehej në një ishull të shkretë dhe do të ishte në gjendje të kishte vetëm një artikull bukurie, do të ishte linja e saj e re për buzët.

Victoria gjithashtu zbuloi se ajo dhe David, 44 vjeç, ndajnë produktet e bukurisë së bashku. "Ne ndajmë produktet e lëkurës, produktet e bukurisë. Kështu, ne ndajmë hidratues dhe maska ​​për fytyrën". /Telegrafi/