Please enter at least 3 characters.

Victor Osimhen, vazhdon të prijë në statistika në Serie A – jo vetëm golashënues, por edhe më i shpejtë në kampionat

2023/02/ssc-napoli-v-udinese-calcio-serie-a-1-1.jpg
257:"NAPLES, ITALY - NOVEMBER 12: Victor Osimhen of SSC Napoli celebrates the victory after the Serie A match between SSC Napoli and Udinese Calcio at Stadio Diego Armando Maradona on November 12, 2022 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Napoli është plotësisht i pandalshëm këtë sezon si në Itali ashtu edhe në Evropë.

Përveç rënies në Kupën e Italisë nga Cremonese, skuadra e Luciano Spallettit i kalon shumë pritshmëritë.

Ata dominuan grupin e tyre të Ligës së Kampionëve, ku lan pas Liverpoolin dhe Ajaxin.

Tani edhe në ndeshjen e parë të fazës eliminatore së Ligës së Kampionëve, ata fituan një avantazh 2-0 nga Eintracht Frankfurt, dhe në kampionat kanë një avantazh të madh prej 15 pikësh ndaj Interit, i cili është i vetmi ekip që mund të mburret se ka mundur të mposht Napolin në kampionatin këtë sezon.

Skuadra e Napolit, po udhëhiqet nga sulmuesi nigerian Victor Osimhen, i cili ka shënuar 20 gola këtë sezon.  Ai është i pari në listën e shënuesve të Serie A me 18 gola, pesë më shumë se Lautaro Martinez në vendin e dytë.

Përveç statistikave të golave, Osimhen dominon edhe në shpejtësi. Ai ka katër nga dhjetë sprintet më të shpejta në elitën e futbollit italian këtë sezon.

Ai arriti një shpejtësi maksimale prej 36.6 kilometra në orë kundër Lazios, dhe ndër katër sprintet e para më të shpejta në Serie A, vetëm një nuk ishte e Osimhenit. Ai i përket Federico Chiesas së Juventusit. /Telegrafi/