Please enter at least 3 characters.

Veturat godasin këmbësoret në tri qytete

2017/06/aksident-7.jpg

Një mashkull dhe dy femra janë goditur nga veturat në tri qytete të Kosovës. Dy nga viktimat - të cilët kanë marrë lëndime trupore - ishin këmbësorë, ndërsa një femër ishte çikliste.

Sipas Policisë, në Prizren një person - përderisa ishte duke drejtuar veturën - nga pakujdesia ka goditur këmbësorin. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjta është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Rasti tjetër ka ndodhur në Mitrovicë, ku një person nga pakujdesia ka goditur këmbësoren. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Kurse, në Vushtrri, një person ka goditur një çikliste e cila po ashtu është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.