Please enter at least 3 characters.

Vetura përplas këmbësorët në Itali, disa të lënduar

Disa persona u lënduan pasi një veturë u përplas me këmbësorët në qendër të qytetit të Modenës, në Italinë veriore.

Shoferi u identifikua si një shtetas italian 31-vjeçar me origjinë marokene, që jetonte në provincën e Modenës, pa dënime të mëparshme.

Ai u ndalua dhe po merret në pyetje në selinë e policisë, ndërsa autoritetet punojnë për të përcaktuar nëse ai ishte nën ndikimin e substancave narkotike apo kishte vepruar me dashje.

Dëshmitarët e hershëm okularë thanë se shoferi "u drejtua nga trotuari, duke goditur një biçikletë, pastaj u përplas me një grua, e cila ishte lënduar rëndë”.

Vetura më pas u përplas në një dyqan.

Ndryshe, qeveria italiane po ndjek nga afër zhvillimet në Modena.

Kryeministrja Giorgia Meloni thuhet se është në kontakt me ministrin e brendshëm, Matteo Piantedosi, dhe me nënsekretarin e zyrës së kryeministrit përgjegjës për sigurinë e vendit, Alfredo Mantovano, për të marrë përditësime në kohë reale mbi rezultatin e marrjes në pyetje. /Telegrafi/