Please enter at least 3 characters.

Vetura godet një këmbësor në rrugën Prishtinë-Ferizaj

2022/08/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-02.jpg
14:"Ridvan Slivova

Një person ka mbetur i lënduar pasi është goditur nga një veturë mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00, ndërsa i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 10:00  kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj,  ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.

Ahmeti tutje ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/