Please enter at least 3 characters.

Vetura godet një këmbësor në Pejë

2024/03/shiriti-i-policise-mos-kalo-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Një këmbësor është goditur ditën e premte në fshatin Vitomericë të Pejës.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

"Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, derisa ka qenë duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin-viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, Lidhur me rastin është njoftuar prokurori", bën të ditur policia./Telegrafi/