Please enter at least 3 characters.

Vetura godet një kalë në rrugën Gostivar-Kërçovë

2019/12/thumbnail_konj_avtopat-696x522.jpg

Në një aksident automobilistik në autostradën Gostivar-Kërçovë një person u plagos dhe është mbytur një kalë.

Sipas SPB Tetovë, dje rreth orës 19:00, në seksionin nga kryqëzimi Gostivar drejt Zhdunjska, një veturë "Audi A6" me targa austriake, drejtuar nga J.V. (44) nga fshati Bellovishtë i Gostivarit, ka goditur një kalë i cili i pa kontrolluar dhe pa mbikëqyrje po lëvizte përgjatë rrugës.

Nga goditja, kali është mbytur në vendin e ngjarjes, ndërsa J.V. me veturë tjetër është dërguar në spitalin e Gostivarit.

Në vendin ngjarjes ekspertizë kanë bërë policët nga stacioni policorë i Gostivarit./Telegrafi/