Please enter at least 3 characters.

Vetura godet këmbësorin, ai merr lëndime trupore

2024/06/policia-e-kosoves-1-e1735332738153.jpg

Një këmbësor ka marr lëndime pasi është goditur nga një automjet sonte rreth orës 19:00 në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë rajonale në Prishtinë, Flora Ahmeti.

"Një këmbësor ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga një automjet në rrugën 'Ilaz Kodra', afër stacionit të autobusëve. Këmbësori është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo. /Telegrafi/