Please enter at least 3 characters.

Vettel e pranon që Mercedesi është shumë i shpejtë

2018/10/SebastianVettel-2.jpg
383:"SINGAPORE - SEPTEMBER 16: Top three finishers Lewis Hamilton of Great Britain and Mercedes GP (1st), Max Verstappen of Netherlands and Red Bull Racing (2nd) and Sebastian Vettel of Germany and Ferrari (3rd) celebrate on the podium during the Formula One Grand Prix of Singapore at Marina Bay Street Circuit on September 16, 2018 in Singapore. (Photo by Charles Coates/Getty Images)
12:"Getty Images

Pas provave të lira në pistën e Suzukas, duket se në kampin e Ferrarit do ta pranojnë një gjysmëdështimi në garën për Çmimin e Madh të Japonisë në Formula 1.

Edhe pse u rezervua në parashikimin e ndalesës aziatike këtë të diel, Sebastian Vettel pranoi se rivalët e kokëkuqes janë të shpejtë.

(Photo by Charles Coates/Getty Images)

“Jam i kënaqur nga paraqitja e automjetit, pasi ishte një ditë e qetë në krahasim me garat e tjera”, ka thënë piloti gjerman, citon Top Channel.

“Gjithsesi nuk jemi shumë të shpejtë dhe do të duhet të punojmë shumë që të japim maksimumin në provat kualifikuese”.

“Nëse Mercedesi do të jetë kaq i shpejtë sa këtë të premte, do të jetë e vështirë për ‘pole position’”, është shprehur më tej Vettel.

(Photo by Charles Coates/Getty Images)

Jo shumë i kënaqur është dukur protagonisti tjetër i Ferrarit, finlandezi Kimi Raikkonen.

“Vuajta si gjithmonë për të mbajtur ritmin dhe për të regjistruar kohën më të ulët, por kemi shumë punë për të bërë”.

“Nuk e di nëse shiu mund të na ndihmojë në provat zyrtare, por do të shohim çfarë na rezervojnë retë”, ka deklaruar Raikkonen.