Please enter at least 3 characters.

Vetëvritet 50-vjeçari, pasi plagosi bashkëshorten

2016/01/f.1130184343387_m.jpg

Mësohet se 50-vjeçari para aktit të rëndë mësohet se ka dhunuar gruan e tij shtatzënë P.Gjni 48-vjeçe.

Bashkëshortja e tij u ka rrëfyer policëve se pasi është dhunuar burri i tij, ka ndërmarrë aktin e vetëflijimit. Sipas policisë mësohet se 50-vjeçari është vetëvrarë pasi ka futur një kapsolle në gojë, e cila ka plasur duke i dëmtuar kafkën dhe fytyrën.

48-vjeçarja është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Pukës. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se sherri ndërmjet dy bashkëshortëve ka degjeneruar në dhunë, ku në nxehje e sipër viktima ka qëlluar bashkëshorten e tij.

Ndërkohë, do jetë dëshmia e saj e plotë që do të sqarojë edhe rrethanat e sakta të ngjarjes së rëndë. /Telegrafi/