Please enter at least 3 characters.

Veterani 101-vjeçar arriti rekord si njeriu më i vjetër që u lëshua nga aeroplani (Video)

2017/05/Veterani-101-vjeçar-i-lumtur-qe-u-njeriu-me-i-vjeter-qe-u-leshua-nga-aeroplani-foto.jpg
5:"© PA

Verdun Hayes nga Devon i Anglisë, që si luftëtar shpëtoi në beteja dhe i mbijetoi shumë plagëve, nuk është frikësuar të lëshohet nga aeroplani në 4,500 metra lartësi, me gjithë moshën që ka.

Gjyshi 101-vjeçar, me këtë rast është bërë njeriu më i vjetër, që lëshohet me parashutë i kapur për instruktor, transmeton Telegrafi.

Së bashku me dhjetë familjarë të tij, veterani e ka bërë këtë për të mbledhur fonde të cilat janë të dedikuara për bamirësi.

“Ndjehem sikur jam përtej Hënës”. ka thënë i lumtura Hayes në momentin që ka zbritur, derisa rrethohej nga të afërmit.

Rasti është shpërndarë shpesh në rrjetin social, duke marrë shumë pëlqime dhe komente pozitive. /Telegrafi/