Please enter at least 3 characters.

Vetëm përzieni këta tre përbërës dhe spërkatni xhamin: Xhamat e veturave më nuk do të kenë akull!

2018/02/Vetëm-përzieni-këta-tre-përbërës-dhe-spërkatni-xhamin.jpg

Për përgatitjen e këtij lëngu të fuqishëm duhet të ndani një sasi shumë të vogël parash.

Shkrirja e akullit nga xhamat e veturave për shumicën e shoferëve është e obligueshme të përgatiten për ngasje në muajt e dimrit.

Shtresa e fortë e akullit na detyron ta heqim akullin me gërryese në dorë dhe të luftojmë me mungesën e kohës gjatë nxitimit të mëngjesit, andaj të vetmen gjë që shumica e shoferëve do ta dëshironin është lëngu shpëtimtar i cili shkrin sipërfaqet e akullta!

Ju nevojiten vetëm tre përbërës – alkool, detergjent për enë dhe uji i nxehtë, si edhe një shishe me spërkatës, transmeton Telegrafi.

Udhëzim:

Në shishen me spërkatës qitni:

- 1 dl 70% alkool,
- 5 pika detergjent për enë, dhe
- 4 dl ujë të nxehtë

Mbylleni shishen, tundeni dhe filloni aksionin.

Lëngu pas eliminimit fillestar të akullit edhe një kohë do të mbrojë xhamin nga shtresa e akullit.

/Telegrafi/