Please enter at least 3 characters.

Vetëm 11 prekje të topit, Harry Kane me statistika më të dobëta në pjesën e parë

2019/06/GettyImages-1153083686.jpg
290:"MADRID, SPAIN - JUNE 01: Harry Kane of Tottenham Hotspur battles for possession with Fabinho of Liverpool during the UEFA Champions League Final between Tottenham Hotspur and Liverpool at Estadio Wanda Metropolitano on June 01, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)
12:"Getty Images

Tottenham Hotspur është duke humbur nga Liverpooli në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve me rezultat 0-1.

Mohamed Salah shënoi në minutën e 2-të, pas prekjes me dorë të topit nga ana e Moussa Sissokos në zonën e rreptësisë, duke shënuar kështu golin e dytë më të shpejtë në histori të garës më të madhe për klube në Evropë.

Por, Harry Kane duket se nuk është plotësisht i gatshëm, pasi po has në vështirësi në fushë, shkaku i lëndimit që ka pësuar javë më parë.

Sulmuesi anglez ka pasur vetëm 11-të prekje në pjesën e parë të ndeshjes, më pak se çdo lojtarë tjetër i Tottenhamit.

Deri më tani, Harry Kane  nuk ka arritur ta tregojë vetën në këtë finale, e që me gjasë Mauricio Pochettino do të reagojë duke e futur Lucas Mouran në vend të tij. /Telegrafi/