Vetëaksident në Suharekë, lëndohen pesë persona
01/03/2021
Policia ka njoftuar se një vetëaksident ka ndodhur në Suahrekë.
I dyshuari mashkull kosovar ka qenë duke e ngasur automjetin e tij, dyshohet nga pakujdesia e drejtuesit dhe mospërshtatja e kushteve të rrugës drejtuesi humb kontrollin mbi veturë dhe
shkakton vetë aksident trafiku duke dalur jashtë rruge.
Lëndime trupore pëson vetë drejtuesi i automjetit dhe katër pasagjerët dy femra kosovare dhe dy meshkuj kosovarë, të lënduarve ju është ofruar ndihma mjekësore.
Raportohet për dëme materiale të konsiderueshme të shkaktuara në automjet. /Telegrafi/


