Please enter at least 3 characters.

Vetë dorëzohet një person në Prishtinë, dyshohet për përgatitje të veprave terroriste

2023/09/Policia-e-Kosoves-i-ekspozon-me-rastin-e-24-vjetorit-te-themelimit-Forenzika-foto-Ridvan-Slivova-98.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Një person është vetë dorëzuar në polici ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër arrest nga gjykata për veprën “Përgatitje e veprave terroriste”.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën, ndërsa inicimi i këtij rasti daton qysh nga data 09.11.2016.

Sipas raportit rasti është cilësuar si "Përgatitje e veprave terroriste".

“Në lidhje me rastin, më 16.09.2024 është vetë-dorëzuar në polici i dyshuari mashkull  kosovar, ndaj të cilit  ishte lëshuar urdhër arrest nga gjykata”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/