Please enter at least 3 characters.

Vështirësohet transferimi i Eric Garcias te Barcelona, dy gjigantët anglez interesohen për mbrojtësin spanjoll

2020/12/GettyImages-1288890774-1280x720-1.jpg
515:"PORTO, PORTUGAL - DECEMBER 01: Eric Garcia of Manchester City reacts during the UEFA Champions League Group C stage match between FC Porto and Manchester City at Estadio do Dragao on December 01, 2020 in Porto, Portugal. Sporting stadiums around Portugal remain under strict restrictions due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in games being played behind closed doors. (Photo by Matt McNulty - Manchester City/Manchester City FC via Getty Images)
32:"Manchester City FC via Getty Ima

Eric Garcia është objektivi kryesor i Barcelonës për repartin e mbrojtjes.

Mbrojtësi spanjoll është futur në vitin e fundit të kontratës me Manchester Cityn dhe nuk ka pranuar rinovimin.

City synon shitjen e lojtarit në janar, në mënyrë që mos ta humbas në verë me parametra zero.

Nënkampioni i Anglisë i ka bërë të qartë Barcelonës se dëshiron 15 milionë euro në janar për ta lënë të lirë Garcian.

Megjithatë transferimi i spanjollit tek skuadra e fëmijërisë Barcelona është në rrezik, pasi së fundmi edhe dy skuadra tjera kanë shprehur interesim për të.

Mediat angleze kanë raportuar se Liverpool dhe Arsenal janë dy ekipet angleze që duan të shpenzojnë në janar për transferimin e Garcias.

19-vjeçari shihet si një mbrojtës me të ardhme të madhe dhe dëshira e tij është të rikthehet në Camp Nou.

Ai u largua nga akademia e Barcelonës në vitin 2017, ndërsa tanimë ka bërë përvojë të mirë pasi ka luajtur në nivele të larta me Cityn.

Gjithsesi këtë edicion Pep Guardiola i ka dhënë atij minuta në shtatë ndeshje, pasi lojtari nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës dhe hapësirat për të janë më të limituara. /Telegrafi/