Veseli rinovon kontratën me Empolin
241:"PARMA, ITALY - SEPTEMBER 30: Frederic Veseli of Empoli Fc controls the ball during the Serie A match between Parma Calcio and Empoli at Stadio Ennio Tardini on September 30, 2018 in Parma, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
Frederik Veseli (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
06/12/2018
Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Frederic Veseli ka nënshkruar kontratën e re me klubin italian, Empolin.
Veseli është duke shkëlqyer me fanellën e Empolit në këtë sezon në Serie A.
Paraqitjet e tij të mira kanë bindur drejtuesit e klubit italian për t'i ofruar rinovimin e kontratës mbrojtësit shqiptar.
Sipas mediave italiane tashmë ka ardhur edhe marrëveshje mes palëve për rinovimin e saj.
Mediumi italian Calciomercato shkruan se drejtuesit e Empolit dhe agjenti Giuffredi kanë arritur tashmë marrëveshje.
Kjo marrëveshje do ta mbaj Veselin pjesë të Empolit deri në qershor të vitit 2022.
Ndryshe, Veseli deri më tani ka zhvilluar nëntë paraqitje në këtë sezon me Empolin, duke qenë njëri nga lojtarët kryesorë. /Telegrafi/


