Veseli përkujton heronjtë Pajaziti, Zejnullahu dhe Hoxha
Në 23 vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, kreu i PDK-së, Kadri Veseli është përkulur para bustit të heroit, Zahir Pajaziti në Prishtinë.Veseli përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se emrat e përmendur më lartë, janë dëshmi dhe dëshmorë, të lirisë sonë për të cilën flijuan edhe jetën.“Themelet e shtetit tonë mbajnë shumë emra. Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha janë sot dëshmi dhe dëshmorë, të lirisë sonë për të cilën flijuan edhe jetën. Lavdi e përjetshme gjithë heronjve të kombit”, shkruan Veseli.Më 31 janar të vitit 1997 ndodhi njëra nga betejat e para të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat armike.Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, kur hasën në pritën e vënë nga forcat pushtuese në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë. /Telegrafi/


