Please enter at least 3 characters.

Veseli: Organet e drejtësisë të zbardhin sa më shpejt vrasjen e Ivanoviqit

2017/06/Kadri-Veseli-konference-ne-pdk-foto-Ridvan-Slivova.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka dënuar vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Veseli përmes një reagimi ka thënë se organet e drejtësisë duhet që sa më shpejt të zbardhin këtë rast.

"Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, dënon vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, si dhe ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Kryeparlamentari Veseli beson se organet e drejtësisë do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme ligjore që ky rast i rëndë të zbardhet sa më shpejtë dhe që autorët e krimit të dalin para drejtësisë", thuhet në reagimin e dërguar nga Zyra e kryeparlamentarit. /Telegrafi/