Please enter at least 3 characters.

Veseli: Krusha na kujton vendosmërinë për liri

2017/04/Kadri-Veseli-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryeparlamentari Kadri Veseli në përvjetorin e masakrës në Krushë ka thënë se Krusha i kujton vendosmërinë e qytetarëve për liri.

Veseli ka kujtuar edhe intelektualin dhe atdhetarin Ukshin Hoti.

"Krusha na kujton vendosmërinë e qytetarëve tanë për lirinë. Është kjo Krusha e punës dhe e fjalës, e përkushtimit atdhetar të filozofit të lirisë sonë Ukshin Hotit, si dhe qindra bashkëfshatarëve të tij që i mbeten besnikë kauzës së atdheut, të çlirimit, që para 19 vjetësh kishte marrë hov të pandalshëm.

Këtu shihet përkushtimi atdhetar si shembull për vlerën më të shenjtë të njeriut – lirinë. Lavdi e përjetshme heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë", ka shkruar Veseli në Facebook.