Please enter at least 3 characters.

Veseli: Demonstratat e vitit '81 avancuan kauzën tonë për lirinë e Kosovës

2017/05/PDK-konference-Kadri-Veseli-foto-Ridvan-Slivova-13-e1493881273324.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar demonstratat e vitit 1981.

Veseli në një status në rrjetin social facebook ka shkruar se demonstratat e atij viti patën një peshë të madhe në kauzën për lirinë e Kosovës.

"Sot kujtojmë dhe nderojmë studentët e pranverës 81. Demonstratat studentore të atij viti patën një peshë të madhe në avancimin e kauzës sonë kombëtare për lirinë e Kosovës. Dëshmorët e pranverës 81 ishin emra që frymëzuan rezistencën deri në çlirimin e Kosovës", ka shkruar Veseli.

Ndërsa sot janë bërë 38 vjet prej organizimit të demonstratës së studentëve të Universitetit të Prishtinës më 11 mars 1981./Telegrafi/