Please enter at least 3 characters.

Vera e Maqedonisë prezantohet në ''ProWein 2016''

2016/03/Prowein.jpg

Nëntë kantina vere të Maqedonisë i kanë prezantuar prodhimet e tyre në panairin ndërkombëtar të verës ''Prowein'' në Dyzeldorf deri më 16 mars, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në stendën e Maqedonisë u organizuan edhe seminare dhe shijime për verën ''vranec'', të udhëhequra nga Darel Joseph, gjyqtarë vere dhe promovues i verës së vendeve të Evropës Juglindore.

Pjesëmarrjen e verarisë së Maqedonisë në këtë panair e organizoi shoqata ''Vera nga Maqedonia'', kurse ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe furnizimit me ujë e ka përkrahur këtë pjesëmarrje./Telegrafi/