Please enter at least 3 characters.

Vepra e kompozitorit Memli Kelmendi në Stamboll dhe Ankara

Vepra korale “Agnus Dei” e kompozitorit Memli Kelmendi me datën 22 shkurt 2016 do të interpretohet në Stamboll në sallën e njohur koncertale “Bağlarbaşı Kültür ve Kongre Merkezi’nde”, ndërsa me datën 27 shkurt 2016 në “Gazi Üniversitesi Konser Salonu” – Ankara.

Vepra do të interpretohet nga Ansambli koral “Ars Nova” nën dirigjimin e Kübra Şenyaylar.

“Pas interpretimit të kësaj vepre muaj më parë në Santiago de Chile dhe dirigjenti i mirënjohur Jorge Contreras, dhe pas kërkesës që kjo vepër të interpretohet edhe në disa vende të tjera në muajt që pasojnë, kësaj radhe kjo vepër do të interpretohet nga dirigjentja turke Kübra Şenyaylar në Stamboll dhe Ankara. Në momentin kur unë veç jam në kontakt me shumë dirigjent ndërkombëtar nga bota, na doli befasuese kjo ofertë nga Turqia, të cilën unë padyshim e prita me entuziazëm të madh”, tha Memli Kelmendi.

Muajt e ardhshëm kjo vepër do të interpretohet edhe në disa vende të tjera të botës.