Please enter at least 3 characters.

Venera: Më pëlqen ta tejkaloj veten

2016/01/venera-lumani-me-nj-euml-klip-ndryshe-video_hd.jpg

Venera Lumani thotë se ajo kurrë nuk është e kënaqur me arritjet e saj dhe gjithmonë synon ta kalojë veten dhe sukseset e saj ekzistuese.

Këngëtarja u bë e dashur për publikun shqiptar përmes spektaklit “Voice of Albania”ku edhe u shpall fituese e edicionit të 2-të të këtij spektakli.

“Unë kurrë nuk ngopem me veten, jam natyrë aq kërkuese sa që gjithmonë pretendoj që sukseset e mia të sfidojnë njëri-tjetrin”, ka thënë këngëtarja strugave për Paparazzi, transmeton Telegrafi.

“Pra,ajo që më inspiron mbase është ideja se dua të tejkaloj arritjet e mia, një sfidë brenda për brenda meje”,ka shtuar ajo.

Venera së fundmi ishte pjesëmarrëse në festivalin “Top Fest” me këngën “Love”,me të cilën arriti të futet në finale dhe të nominohet por jo edhe të shpërblehet. /Telegrafi/