Please enter at least 3 characters.

Venediku synonte të vriste Skënderbeun

2019/08/Skenderbeu-1-e1566377012638.jpg

Në një relacion të Senatit venedikas, Skënderbeu kërcënohej se do të eliminohej fizikisht në rast se nuk e lëshonte Danjën. Plani venedikas fillimisht parashihte që Skënderbeut t’i ofroheshin shuma parash nëse do të hiqte dorë nga kështjella e Danjës. Por, nëse ky skenar nuk do të sillte bukë, atëherë venedikasit synonin të nxisnin Pal dhe Nikollë Dukagjinin për ta shkëputur popullatën arbërore prej Skënderbeut. Më poshtë është përmbajtja e relacionit që mban datën 26 korrik 1448, i përkthyer nga studiuesi Etnor Canaj:”Senati urdhëron Andrea Venieron që të shkojë në Arbëri dhe të bjerë dakord me guvernatorin Paolo Loredano për mënyrën që duhet të ndërmerret që të ndalet Gjergj Kastrioti Skënderbeu.Udhëzohet që: mund të merret parasysh zbritja e teukrëve (term anakronik me të cilin venecianët quanin turqit - shën. E.C) dhe të kryejnë sulme në dëm të Skënderbeut, që është cilësuar si i pabesë dhe të dëbohet jo vetëm nga Arbëria, por prej botës (non modo de Albania, sed de mundo eijciatur); dhe nëse teukrët nuk do të zbresin, të shkojë personalisht Veniero tek ai dhe t’i flasë për miqësinë e hershme dhe të madhe që mbante Senati me të atin, Gjonin, dhe që vazhdon të mbajë me të madhërishmin Gjergj (Skënderbe) dhe vëllezërit e tij dhe që e admiron në përpjekjet e tij duke e konsideruar si birin e vet; dhe t’i tregojë në mënyrë të burrë dhembjen që provon Serenisima e Tij për dëmet që ai i ka sjell të drejtave të Republikës; dhe ta ftojë të rrijë mënjanë përkundër demonstrimit të një trajtimi vjetor në para për të dhe për trashëgimtarët e tij, të cilat nuk do të tejkalojnë shumën prej 1500 dukatësh; ku ai do të heqë dorë prej Danjës dhe ndryshe prej 500 dukatëve.Por, nëse Skënderbeu nuk bie dakord me propozimet apo të bjerë në ujdi me vetëpërmbajtjen e Republikës; t’u hidhet fjala Pal dhe Nikollë Dukagjinit dhe t’u jepen para që të shkëpusin popullsinë pa të cilën ai nuk mund të bëjë asgjë”.