Please enter at least 3 characters.

Vendosi Gjykata e Apelit, vazhdon paraburgimi për Damovskin dhe Jovanovskin

2016/01/shqyrtimi-i-l-euml-nd-euml-ve-kund-euml-r-korrupsionit-prioritet-i-gjykat-euml-s-s-euml-apelit_hd.jpg

Gjykata e Apelit në Shkup sot i konfirmoi masat e paraburgimit për regjisorin Boris Damovski, aktorin Vllado Jovanovski dhe ish-shefin e sigurimit të Trajko Veljanoskit, Goran Gjoshevski.

Nga Gjykata e Apelit informuan se avokatët e të paraburgosurve kanë kërkuar heqje të paraburgimit dhe caktim të një mase më të butë apo arrest shtëpiak.

Damovski, Jovanovski dhe Gjoshevski përfituan masë paraburgimi për pjesëmarrje në ngjarjet në Kuvendin e RM-së më 27 prill të këtij viti./Telegrafi/