Please enter at least 3 characters.

Vendosen shirita të kuq në shtylla në Prishtinë

2021/02/LVV-vendosja-e-shiritav-te-kuq-foto-Ridvan-Slivova-7.jpg

Disa shirita të kuq janë vendosur sot nëpër drunj dhe shtylla të ndriçimit publik në rrugën “Agim Ramadani’, saktësisht afër ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës e deri tek Ministria e Arsimit.

Derisa u aludua se këto shirita janë vendosur nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), zëdhënësi i kësaj partie Përparim Kryeziu, në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se nuk ka informacion për këto shirita.

“Nuk e di”, ka thënë shkurt, Kryeziu.

Ndërkaq, ende nuk dihet se kush mund t’i ketë vendosur këto shirita të kuq nëpër drunjtë dhe shtyllat e ndriçimit elektrik dhe se cila mund të jetë arsyeja e kësaj vepre. /Telegrafi/

Foto: Ridvan Slivova

Foto: Ridvan Slivova

Foto: Ridvan Slivova