Vendos goli i Araujos, Barcelona me mund fiton ndaj Vallecanos
Barcelona ka shënuar një fitore mjaftë të vështirë në shtëpi ndaj Rayo Vallecanos.
Edhe pse shiheshin si favorit absolut, katalunasit ia dolën të fitojnë me rezultat vetëm 1-0.
Ishte Ronald Araujo që bëri heroin me golin e vetëm në këtë sfidë, pas asistimit të Joao Cancelos (24’).
Vallecano gjithashtu zhvilloi një paraqitje fantastike, duke rrezikuar disa herë përmes Unai Lopez dhe Alvaro Garcia. Vlen të ceket se edhe Pacha kishte një rast të artë në fundin e ndeshjes, por goditja e tij shkoi mbi portë.
Barcelona kuptohet mbajti posedimin dhe mund të kishte shënuar lehtë përmes Raphinha e Lamine Yamal, por asnjëri nuk ia dolën t’i konkretizojnë rastet.
Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 73 pikëve ndërsa Vallecano qëndron në pozitën e 14-të me 32 sosh./Telegrafi/


